Këngëtarja amerikane Normani dhe reperja Cardi B, lansuan një duet dhe fansat mbetën pa frymë nga videoja. Normani ndërroi rrobat e saj disa herë, dhe për secilën shkrepje ajo i përmbahej skenografisë dhe kostumeve monokromatike.
Së bashku me të kuqen, të bardhën, të zezën dhe ngjyrën e lëkurës së tigrit, ishte radha e një pozimi nga Cardi B, në të cilën nuk kishte fare rroba, transmeton FrontOnline. Kënga ‘Wild Side’ u publikua një javë më parë dhe tashmë ka gati 16 milion shikime.
Normani ndau një mori fotografish në lidhje me singlin e ri në Instagramin e saj dhe mori vetëm fjalë mbështetje nga fansat. Po ashtu edhe shumë kolegë të famshëm e komentuan atë: “Absolutisht”, shkroi Zendaya dhe Cardi shtoi “Jam shumë krenare për ty, Normani.
Ariana Grande dhe shumë të tjerë shkruan komentet e tyre të mbështetjes. Vajzat treguan dominimin dhe forcën e tyre në shkrepjet seksi, dhe kënga thotë se ato janë të forta dhe se askush nuk ka fuqi mbi to./FrontOnline/