Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka folur pas rasteve të fundit me coronavirus.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi ka renditur arsyet pse duhet kthyer masat dhe forcuar më shumë masat e jashtëzakonshme.
Qytetarët po infektohen çdo ditë e më shumë, në veçanti të moshuarit. A mos vallë po e paguajnë me jetë mu kjo kategori me kujdes të shtuar dhe lëvizje të kufizuar! Kush po i infekton këta!
Qytetarët po vdesin edhe më shumë – me prapashtesën …me sëmundje tjera përcjellëse … është bërë shprehje e dëmshme. A mos edhe tejzgjatja e pandemisë zbret nivelin e kujdesit mjekësorë, mungon ndonjë medikament – Oksigjeni, mungon kujdesi dhe aplikohen qetësues. Pra të gjitha janë të mundshme.
Remitancat po bien, investimet e jashtme po bien, ekonomia po bje, të punësuarit po zvogëlohen ose po reduktohet orari, europa, shtetet fqinje vendosin masa karantinimi për ne dhe për ata që na vizituan.
Pse duhet të dalim për të shkuar në punë edhe me masa mbrojtëse kur mundesh të infektohesh dhe të dëmtosh shëndetin deri në vdekje!? Pse duhet dikush të vrasë pa qëllim ose nga pakujdesia qytetarin i cili del për bukën e gojës.
Mundë të ndodhë që edhe vozitësit (ngasësit) transportues të frikësohen që të sjellin në Kosovë apo të karantinohen pas kthimit e kjo krijon kriza të tjera të dëmshme.
Sipas tij, të gjitha këto gjëra të ndodhura me koficient të lartë, dëmtojnë seriozisht shëndetin e qytetarit, dëmtojnë seriozisht ekonominë dhe vendet e punës, andaj, mbyllja 10 ditore ku përfshihen dy vikende javore, e përmbyllë izolimin, detektimin si dhe hapë perspektivë për kufizime kohore edhe për një javë, të atyre që nuk kanë domosdoshmëri lëvizjeje – Veproni sepse prej institucioneve varet.