×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi kërkon nga PDK të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, VV-në e quan dinake

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Biznesmeni i njohur dhe anëtari i subjektit politik PDK, Ramiz Kelmendi, po kërkon që të zgjerohet koalicioni qeverisës dhe të bëhet pjesë e qeverisë edhe partia e Kadri Veselit. Ndërsa, Lëvizjen Vetëvendosje, ai e quan dinake pasi thotë se u tërhoq duke i lënë përgjegjësinë LDK-së në pandemi.

    Përkundër kritikave ndaj Qeverise Hoti për mosveprim dhe mbështetje të bizneseve në pandemi, ish-zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi në një intervistë për KosovaPress thotë se PDK-ja mund të jetë vlerë e shtuar në ekzekutivin aktual, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në politikën ndërkombëtare

    “PDK-ja bën mirë të hyjë në qeveri, jo për t’ia bërë numrat, por PDK-ja si parti e tretë dhe me ekspertizë të madhe në çështjen e ekonomisë mund ta pasurojë qeverisjen si në formën ekonomike ashtu edhe në politikën ndërkombëtare, për arsye se PDK-ja ka kuadro që kanë pasur raporte të mira me ndërkombëtarët. Andaj, unë e ftoj edhe LDK-në, ku kam qenë edhe pjesë e saj me të cilët edhe kam punuar, me Hotin dhe me të tjerët ministra, duhet konsideruar se PDK-ja është pasurim i qeverisjes së mirë”, thotë Kelmendi.

    Ndonëse, PDK-ja e ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë për “mini-shengen”, biznesmeni Kelmendi që vjen nga kjo parti mbështet këtë marrëveshje. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk i bën dëm Kosovës.

    “Unioni ekonomik nuk është union politik dhe nuk është prishje kufijsh. Është për shkëmbim tregtar. Ne nga unioni mund të fitojmë në eksport, për arsye se Serbia edhe ashtu e ka gati tërë tregun e Kosovës, por duhet të punojmë që edhe ne të bëhemi pjesë e tregut të Serbisë… Minishengeni është organizim ekonomik ose më shumë për ulje të tensionit të qytetarëve serbë ndaj shqiptarëve. Ajo nuk i bën dëm fare Kosovës çfarëdo emri t’ia vendosin ‘Union’ apo ‘Minishengen’, kjo nuk është me rëndësi”, thotë ai.

    Pronari i kompanisë “Elkos” fajëson Lëvizjen Vetëvendosje e cila, siç thotë ai, ka ikur me dinakëri nga pushteti dhe përgjegjësitë për të qeverisur në vend.

    Madje, Kelmendi thotë se VV ia la “pataten e nxehtë” LDK-së midis pandemisë.

    “Qeveria është e përgatitur teorikisht, por pa bazë praktike dhe kjo nuk fitohet, as brenda një viti, as brenda një mandati për arsye se nevojiten ekspertë nga sfera e ekonomisë dhe profesionistë… (10;47) Vetëvendosje duke ditur se pandemia shkakton një rënie ekonomike dhe politike u tërhoq në mënyrë profesionale dhe dinake në mënyrë që ta vendosë ‘pataten e nxehtë’ këtyre që po mendojnë që kanë kuadro për të mundur të përballojnë pandeminë. Pra, kjo është një formë taktike e Vetëvendosjes e tërheqjes së tyre për të mos u përballuar me problemet e pandemisë që janë shumë më të mëdha se që janë. Pandemia nuk është lojë si në aspektin shëndetësor dhe ekonomik”, theksoi Kelmendi.

    Ndërkaq, për gjendjen e rëndë të të bërit biznes në Kosovë, ish-deputeti thotë se veprimet e të gjitha qeverive janë zero. Kurse, për pasojat e pandemisë, që sipas Kelmendit është duke dëmtuar tërë ekonominë e vendit dhe biznesin e tij, qeveria duhet të kujdeset që të mbështesë vazhdimisht bizneset.

    “Mund t’iu them se qeveritë në vazhdimësi, nuk e veçoj as këtë aktualen, as atë të PDK-së ku jam unë tash. Veprimet për bizneset kanë qenë zero. Mund t’iu them që edhe sot janë zero… Shumica e prodhuesve vendorë ende vuajnë nga dogana në repromtariale. Sipas Kushtetutës çdo qeveri që nuk i barazon bizneset me shtetet e regjionit bën shkelje të Kushtetutës. Po të ishte shkelur Kushtetua në aspektin politik, Vetëvendosja nesër kishte shkuar e kish paraqitur kryeministrin Hoti shkelës të Kushtetutës, ndërsa bizneset nuk po dinë të shkojnë deri në Kushtetuese dhe të akuzojnë qeverinë se është duke shkelur Kushtetutën duke mos i bërët prodhuesit vendorë të barabartë me atë të regjionit”, thotë ai.

    Kelmendi ka thënë se pandemia COVID-19 është duke dëmtuar tërë ekonominë e Kosovës, një ashtu edhe biznesin e tij “Elkos”, për arsye siç tha ai janë të shumta e veçanërisht për shkak të rënies së të ardhurave për qytetarët.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot do të mbahet seancë urgjente në këtë komunë. Zeqiri ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Sot do të mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes,...
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.