×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEK-u arrinë rekord të prodhimit

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Korporata Energjetike e Kosovës ka arritur rekord të prodhimit.

    Këtë e ka konfirmuar Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri përmes një interviste.

    Intervista e plotë:

    Pyetje:  Si kanë përformuar Njësitë prodhuese të Energjisë Elektrike?

     Luigj Imeri: Duke u bazuar në informatat e shërbimeve zyrtare të Korporata Energjetike e Kosovës reflekton se ka arritur një prodhim rekord në historinë e sajë. Një prodhim i tillë realisht është arritur në një vitë tejet të vështirë si rezultat i Pandemisë e cila ka sfiduar jo vetëm KEK-un por edhe vendin dhe tërë globin. Një rezultat i tillë i arritur me një performanc të mirë është reflektu edhe në aspektin financiar për arsye se vet prodhimi i cili është bazë për KEK-un ka bërë që ne të kemi edhe një performancë sa i përket të hyrave.

    Ky vit përkundër sfidave tjera përveç asaj të Pandemisë, ballafaqohet edhe me një teknologji të vjetër,  mirëpo falë angazhimit, bashkëpunimit dhe koordinimit me punëtorët e KEK-ut kemi arritur të realizojmë një plan tejet të rëndësishëm dhe i suksesshëm për vetë Korporatën si meritë ekskluzivisht e të gjithë punëtorëve të sajë.

     Pyetje: Çfarë ndikimi kanë pasur Remontet tek Njësitë prodhuese?

     Luigj Imeri: Pa diskutim, çdo Remont dhe planifikim i cili realizohet sipas objektivave dhe planeve, ndikojnë pozitivisht në Njësitë prodhuese. Në këtë drejtim gjatë gjithë vitit janë realizuar me përpikëri të gjitha Remontet e planifikuara të cilat kanë reflektuar në arritjen e suksesit të tillë e cila garanton në një stabilitet dhe qëndrueshmëri të furnizimit me energji qoftë termike ashtu edhe elektrike.

     Pyetje: Si është duke ecur procesi i shpronësimit?

     Luigj Imeri: Si pjesë e realizimit të objektivave të Korporatës është pa dyshim edhe procesi i shpronësimit për krijimin e hapësirave të nxjerrjes së produktit themelor siç është qymyri. Në Projektin e fundit të shpronësimit prej 129 ha prej së cilës deri tani janë shpronësuar 70 ha.

     Pyetje: Sa është vlera e investimeve që ka bërë KEK-u për Komunitete?

     Luigj Imeri: Ne bëjmë çdo vit investime në Komunitet, investime të cilat kapin një shumë prej rreth 200 mijë euro. Në vitin që e lamë për herë të parë kemi bërë një investim në Komunitet edhe në Komunën e Fushë Kosovës e në veçanti në atë zonë ku shtrihet territori i Korporatës.

     Pyetje: Ndodhemi në stinën e dimrit dhe në vitet e fundit në Kosovë kemi reduktime të energjisë. Si është e mundur që Njësitë të prodhojnë rekord të energjisë dhe në anën tjetër qytetarët të mbesin pa energji në këto ditë të ftohta?

     Luigj Imeri: KEK-u që nga viti 2013 nuk e ka përgjegjësinë e furnizimit të energjisë të qytetarëve me energji elektrike, një përgjegjësi e cila është kaluar tek Kompanitë tjera siç është KOSTT, KEDS, KESCO. E vetmja përgjegjësi e KEK-ut është prodhimi i energjisë duke i shfrytëzuar kapacitetet e saja maksimale për prodhim të qëndrueshëm dhe plasmanin e saj në treg.

     Pyetje: Me cilat sfida është duke u përballuar ose pritet të përballët KEK-u në të ardhmen?

     Luigj Imeri: KEK-u i ka planifikimet e saja dhe shpresojmë që Pandemia do të përfundon së shpejti për shkak të numrit të madh të punëtorëve dhe fushe-veprimtarisë së Korporatës e cila ndërlidhet me punë të ndryshme specifike të punëtorëve në njërën anë, dhe në anën tjetër si sfidë e rëndësishme është edhe realizimi i Projekteve të cilat do të ndikojnë në ripërtëritjen e Pajisjeve për shkak të vjetërsisë së tyre gjë që e bënë sfiduese operimet tona. Ajo çka ne mendojmë, është edhe çështja e ripërtëritjes së kuadrove për arsye se kemi bëjmë me një moshë mesatare mbi 55 vjeçare e cila na detyron të futemi në projeksion të ripërtëritjes së kuadrove për të cilën nevojitet një kohë të përgatitjes dhe trajnimit profesional të tyre për punë specifike që ka KEK-u.

     Pyetje: Cilat janë objektivat e KEKA-ut për vitin 2021?

     Luigj Imeri: Objektivat e KEK-ut për këtë vit do të jenë të shumta për shkak të fushë-veprimtarisë së sajë si në aspektin e realizimit të Projekteve të cilat janë tejet të rëndësishme ashtu edhe kemi një bashkëpunim dhe koordinim me Bashkimin Evropian rreth Projektit për përmirësimin e ndikimit në Ambient por fatkeqësisht sfiduese na mbetet menaxhimi i situatës së Pandemisë si pengesë e realizimit të këtyre projekteve dhe minimizimin e ndotjes së Ambientit ku presim që për një periudhë 5 vjeçare të kemi një pasqyrë krejtësisht ndryshe se sa që është aktualisht.   Pra, objektiv kryesor i Korporatës  është realizimi i Projekteve Kapitale, përmirësimi i Ambientit dhe ripërtërija e kuadrove.

    https://www.facebook.com/KEKINFO/videos/1347372355604091

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se më 9 shkurt, shteti do të kthehet...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë para përkrahësve të PDK-së në tubimin e hapjes së fushatës zyrtare. Hamza i...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se fushatën zgjedhore sot e ka filluar në Prekaz....
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.