×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK lidhi 40 kontrata me negocim vjet në vlerë mbi 70 milionë, Auditori gjen mangësi: Arsyet jo bindëse, s’ishin situata ekstreme

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar 40 kontrata me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, vetëm gjatë vitit të kaluar, ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit. Vlera totale e këtyre kontratave është mbi 70 milionë euro.

    Në disa prej aktiviteteve të prokurorimit, ZKA ka gjetur mangësi. Një prej gjetjeve është për kontratën 56 milionëshe për modernizimin e turbinave në Termocentralin Kosova B.

    “Menaxhmenti, gjatë vitit 2023, kishte nënshkruar gjithsej 40 kontrata në vlerë totale 70,012, 969 euro duke përdorur procedurën e negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë. Prej tyre ne kemi testuar 12 aktivitete të prokurimit sipas kësaj procedure dhe kemi identifikua mangësitë…Në dosjen e tenderit “Modernizimi i Turbinave B1 dhe B2” tek Pjesa C, Menaxhmenti kishte kërkuar që operatori ekonomik të ofroj çmimin për njësi për secilin pozicion në paramasë ndërsa oferta e dorëzuar nga operatori ekonomik nuk ishte plotësuar paramasën sipas kërkesave të dosjes së tenderit (listën e çmimeve) por ishte plotësuar vetëm në totale për komponentë. Po ashtu vërtetimi tatimor I dorëzuar nga operatori ekonomik nuk ishte valid. Menaxhmenti i kishte dërguar operatorit ekonomik ftesën për pjesëmarrje në tender me datën 09 dhjetor 2022, operatori ekonomik e kishte dorëzuar vërtetimin tatimor të datës 05 tetor 2022, ndërsa kontrata ishte nënshkruar më 24 shkurt 2023 në vlerë 56, 522, 000 euro. Menaxhmenti nuk e kishte kërkuar edhe njëherë vërtetimin tatimor për të ri konformuar gjendjen e obligimeve tatimore të operatorit ekonomik para nënshkrimit të kontratës”, thuhet në raport.

    Ndërkohë, për nëntë kontrata të tjera në vlerë rreth gati 2 milionë euro, Auditori thotë se arsyet nuk ishin bindëse dhe nuk kishin të bëjnë me situata ekstreme emergjente, për të cilat përdoret procedura me negocim.

    Madje, thuhet se arsyet më shumë i atribohen mos planifikimit të duhur dhe neglizhencës.

    “Nëntë raste, në vlerë 1, 895, 203 euro, ishin nënshkruar kontratat përmes procedurës së negocimit për shkak të situatave emergjente në të cilat tashmë gjendej kompania. Këto kontrata kishin të bëjnë me shërbime dhe furnizime të ndryshme, si Ruajtja dhe sigurimi i objektee të kompanisë, sigurimi shëndetësor për punonjësit e kompanisë, transporti i punonjësve të kompanisë, furnizimi me mazur, furnizim me acid klorhidrik, konsulencë ligjore, shërbime për zhvendosjen fizike dhe ekonomike për një pjesë të fshatrave të Komunës së Obliqit. Arsyet e ofruar nga kompania nuk ishin bindëse dhe nuk kishin të bëjnë me situata ekstreme emergjente që nuk mund të parashikoheshin. Për më shumë i atribohen mos planifikimit të duhur dhe neglizhencës ashtu siç kishte dhënë opinion Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, në tre prej këtyre rasteve”, theksohet në raport.

    Në fund, ZKA i ka rekomanduar Bordit të Drejtorëve që të forcojë procesin e planifikimit të aktiviteteve të prokurimit, në mënyrë që të shmang maksimalisht përdorimin e procedurave me negocim.

    Ndryshe, Neni 35 I Ligjit për Prokurim Publik, thekson se autoriteti kontraktues mund të përdoru procedura të negociuara pa publikimin paraprak të njoftimit të kontratës nëse për arsye objective dhe të detyrueshme teknike ose artistike, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industrial apo të drejtave ekskluzive dhe për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti kontraktues./GE/

     

     

     

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    “Ukraina duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar deputeti ukrainas, Oleksi Gonçarenko, duke shtuar se predhat serbe që po merr vendi...
    Lajme05 Korrik 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në llogarinë e saj në platformën X, duke njoftuar se është...
    Lajme05 Korrik 2024
    Shkëlzen Jusaj me 19 vota, Burim Piraj me 9, Faton Kutllovci me 8, Miftar Veseli me 7 vota dhe Faton Nuredini me...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka reaguat pas shkrimit të kryeministrit Albin Kurti në New York Times për NATO’n dhe rëndësinë e...
    Lajme05 Korrik 2024
    Kurti ka bërë me dije se tashmë është pajisur Akseleratorin e gjeneratës së fundit, që thotë se edhe ka eliminuar kohën e...
    Lajme05 Korrik 2024
    Një super ofertë të paparë deri më tash ka lansuar kompania më e madhe në Kosovë 'Sharr Travel' për në hotelin më...
    Lajme05 Korrik 2024
    I nominuari i PDK-së për kryeministër nuk po harron angazhimin e veçantë për komunën që aktualisht e drejton. Bashkë me donatorin Halil...
    Lifestyle05 Korrik 2024
    Gurët në veshka janë mjaft të zakonshëm; afërsisht një në dhjetë njerëz ka probleme me ta të paktën një herë në jetën...
    Lajme05 Korrik 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës, Agon Vrenezi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.