×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEK gjatë 9-mujorit të këtij viti me një performancë dukshëm më të mirë se vitin e kaluar

    FrontOnline
    22 Nëntor 2024

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arritur rezultate të shkëlqyera gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, duke përballuar me sukses sfidat që lidhen me teknologjinë e vjetër.

    Sipas komunikatës rritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe eksploatimi më i lartë i qymyrit kanë kontribuar ndjeshëm në performancën e përmirësuar, raporton Front Online.

    “Në periudhën janar-shtator 2023, bruto prodhimi i energjisë elektrike ishte rreth 4.03 milion MWh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky prodhim ka arritur në 4.6 milion MWh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej rreth 14% krahasuar me vitin paraprak. Po ashtu, edhe prodhimi i qymyrit ka pasur një rritje të ngjashme. Në periudhën janar-shtator 2023, KEK ka eksploatuar 5.1 milion ton qymyr, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë eksploatuar 5.9 milion ton, duke treguar po ashtu një rritje të prodhimit prej 15%” thuhet në komunikatën për media të dërguar nga KEK-u.

    Aty më tutje thuhet se një tjetër arritje e rëndësishme është edhe shitja e tepricave të energjisë elektrike, të cilat zakonisht janë në dispozicion gjatë orëve të natës, kur konsumi vendor është më i ulët. Shitja e tepricave gjatë periudhës janar-shtator 2023 ishte rreth 242,000 MWh, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë shitur 568,000 MWh, duke shënuar një rritje prej 135%, ose rreth 326,000 MWh më shumë se vitin paraprak.

    Kjo performancë e shkëlqyer tregon qartë angazhimin e KEK-ut  për të qenë një faktor kyç në furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për partnerët e saj afarist dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit energjetik në vend. / Front Online /

    Me respekt,

    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% ka ngjallur shqetësime të mëdha...
    Ekonomi11 Prill 2025
    Rritja prej 16% e çmimit të energjisë elektrike, e miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka shkaktuar reagime të ashpra...
    Ekonomi11 Prill 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka njoftuar edhe zyrtarisht se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike....
    Të tjera
    Sport12 Prill 2025
    Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazanit, Mirlind Daku ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale. Ai në “Facebook” ka bërë...
    Lajme12 Prill 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka treguar për efektet që do t`i ketë vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Duke përmendur një...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke mbajtur një fjalim në...
    Vip12 Prill 2025
    Fermeri i preferuari i publikut është Lim Hoti. Limi ka arritur të rrëmbejë votat e publikut, duke u shpallur kështu imun dhe...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shumë të mirë”, pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.