×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS me projekte investive vitin e ardhshëm në Istog

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Në kuadër të vizitave dhe takimeve që KEDS po bën nëpër komuna për të inspektuar punët e këtij viti dhe planet për vitin e ardhshëm, sot drejtori i Investimeve të KEDS, Hasan Oz u prit në takim nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ku u diskutua për investimet aktuale dhe ato që parashihen vitin e ardhshëm nga KEDS në Komunën e Istogut.

    “KEDS është duke bërë analiza dhe vizita të vazhdueshme në terren për të parë nga afër rrjetin energjetik. Rrafshin e Dukagjinit, duke përfshirë edhe Istogun, viti i arshshëm do ta gjej me mega projekte investive”- tha drejtori për investime të KEDS, Hasan Oz.

    Ai tha se KEDS është duke shikuar të gjitha mundësitë që Istogut t’i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik. “Investimet të cilat po planifikojmë për vitin e ardhshëm, do të bëjnë zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik, ku për 30 vitet e ardhshme nuk do të ketë më nevojë të investohet. Këto investime do të mundësojnë rritjen e kapaciteteve furnizuese dhe do të minimizojnë numrin e prishjeve.” – shtoi ai.

    Investimet e KEDS është duke i vlerësuar lartë dhe si mjaft të rëndësishme edhe Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova. “Komuna e Istogut në vazhdimësi ballafaqohet me kushte të rënda atmosferike, ku si pasojë shkaktohen edhe dëme në rrjetin energjetik. Këto investime mundësojnë që furnizimi të jetë stabil dhe kualitativ prandaj si të tilla janë të mirëpritura si për neve si Komunë ashtu edhe për qytetarët. KEDS tashmë në Komunën tonë ka fillu vendosjen e rrjetit nëntokësorë në disa zona, duke eleminuar rrezikun nga prishjet eventuale, për çka ne si Komunë jemi mjaft të kënaqur”.

    Vizita e drejtorit të investimeve të KEDS, Hasan Oz në Istog u përcoll edhe me inspektimin e disa rrugëve të qytetit ku KEDS tashmë ka kryer punimet me rrjet nëntokësor.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.