×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Instituti Demokratik të Kosovës, thotë se Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën dhe botën pothuajse të paralizuar për shkak të pandemisë globale Covid-19.

    KDI-së bën të ditur se në 365 ditët e kaluara ka pranuar 150 ankesa të punëtorëve që lidhen me shkeljen e të drejtave elementare të punës.

    “Puna pa kontrata, mosdhënia e pagës në kohë, privimi nga pushimi javor, vjetor e mjekësor, mospagesa e kontributeve pensionale nga punëdhënësi edhe pse ato mjete ndalen nga paga bazë, konkurset e manipuluara të institucioneve për qëllime të akomodimit të personave me afërsi politike, largimet nga puna pa paralajmërim, orar i zgjatur i punës pa ndonjë kompensim etj përbëjnë natyrën e shkeljeve të raportuara”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

    Njoftimi i plotë:

    Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën dhe botën pothuajse të paralizuar për shkak të pandemisë globale COVID19. Mbyllja e shumë bizneseve në Kosovë, tani e gjashtë javë ka bërë që një numër i madh i të punësuarve të mbesin pa punë dhe pa të ardhura. Me qëllim të zbutjes së këtij problemi, Qeveria e Kosovës, në mars të 2020 aprovoi një pako emergjente fiskale për të ndihmuar bizneset dhe për të ofruar një mbështetje simbolike financiare për punëtorët e sektorit privat.

    Institutin Demokratik të Kosovës, në 365 ditët e kaluara ka pranuar 150 ankesa të punëtorëve që lidhen me shkeljen e të drejtave elementare të punës. Puna pa kontrata, mosdhënia e pagës në kohë, privimi nga pushimi javor, vjetor e mjekësor, mospagesa e kontributeve pensionale nga punëdhënësi edhe pse ato mjete ndalen nga paga bazë, konkurset e manipuluara të institucioneve për qëllime të akomodimit të personave me afërsi politike, largimet nga puna pa paralajmërim, orar i zgjatur i punës pa ndonjë kompensim etj përbëjnë natyrën e shkeljeve të raportuara.

    KDI rikujton se e drejta për pushimit javor, vjetor e mjekësor, e drejta për të pasur kontratë të punës, pagesa e kontributeve pensionale, barazia dhe jo diskriminimi në konkurse, paralajmërimi për shkëputjen e marrëdhënies së punës, orari 8 orësh janë të drejta bazë dhe të patjetërsueshme, për shkeljet e të cilave, bizneset vazhdojnë të mos ndëshkohen.

    Sot me 1 maj, kërkojmë që vëmendja dhe veprimet institucionale të kthehen seriozisht në adresimin e shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të punës, sidomos tani kur është paralajmëruar edhe hapja graduale e bizneseve. Mbrojtja e shëndetit të punëtorëve dhe respektimi i të drejtave të tyre në kohën e pandemisë duhet të jetë prioritet për të gjitha institucionet relevante.

    Është koha e fundit kur Qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për të rritur numrin e inspektorëve në terren duke u siguruar që Ligji i Punës dhe ligjet e tjera që lidhen me të drejtat e punëtorëve nuk do të mbeten vetëm në letër. Po ashtu Gjyqësori duhet të marrë masa që lëndët që vijnë nga marrëdhënia e punës të kenë prioritet në trajtim e vendosje.

    KDI inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë tek institucionet përkatëse shtetërore shkeljet që u bëhen në vendin e punës. KDI poashtu është në dispozicion për të ofruar ndihmë ligjore pa pagesë për të giitha palët që pretendojnë se u janë shkelur këto të drejta. Rastet tani mund të paraqiten përmes e-mail-it [email protected] apo në faqen zyrtare të KDI në Facebook.

    Raportin e plotë mund t’a shkarkoni në http://kdi-kosova.org/publikimet/perfitimet-e-punetoreve-nga-pakoja-emergjente/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.