×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI dënon gjuhën dhe sjelljet joparlamentare të deputetëve ndaj Kryetares së Kuvendit

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Instituti Demokratik i Kosovës ka dënuar sjelljet dhe gjuhën e përdorur nga na e deputetëve gjatë diskutimeve lidhur me projektligjin për rishikim të buxhetit, gjatë seancës së sontme, kundrejt kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, raporton Front Online.

    Reagimi i plotë:

    Instituti Demokratik i Kosovës dënon gjuhën dhe sjelljet tërësisht joparlamentare të përdorura nga ana e deputetëve gjatë diskutimeve lidhur me projektligjin për rishikim të buxhetit, gjatë seancës së sontme.

    KDI vlerëson që me sjelljen dhe veprimet e tyre, deputetët kanë penguar Kryetaren e Kuvendit për të ushtruar funksionet e saj, të përcaktuara me Rregulloren e Punës, duke shkaktuar dhe ndërprerjen e punimeve të seancës. Rregullorja e Punës i jep autoritet Kryetares së Kuvendit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e seancës dhe për t’ia tërhequr vërejtjen deputetëve që nuk e respektojnë Rregulloren dhe përdorin gjuhë dhe sjellje joparlamentare.

    KDI kërkon që ndaj deputetëve që penguan punimet dhe mbarëvajtjen e seancës, si dhe nuk respektuan autoritetin e Kryetares së Kuvendit, të ndërmerren masa diciplinore në përputhje me Rregulloren, në mënyrë që situata të tilla të evitohen në të ardhmen.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se...
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga hapja e fushatës së kësaj partie, i ka çuar një mesazh direkt Lëvizjes Vetëvendosje....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.