×
  • Vip
  • Vip

    Katy: “Më pëlqen mëmësia dhe më intereson vetëm lumturia ime dhe lumturia e vajzës sime”

    FrontOnline
    26 Tetor 2021

    Katy Perry, e cila sot feston ditëlindjen e saj të 37-të, ka një karrierë të shkëlqyer pas saj, ndërsa sot ajo e shijon më shumë jetën private. Që nga albumi i saj i dytë në 2008, ajo ka përjetuar popullaritet planetar në vitet në vijim. Megjithatë, vitet e fundit, ajo nuk ka qenë në krye të top-listave. Siç tha edhe vetë së fundmi: “Mendoj se nuk duhet t’i dëshmohet më askujt, kur bëhet fjalë për muzikën time, ndaj mediat tërheqin më shumë vëmendjen me marrëdhënien me aktorin Orlando Bloom, sesa me muzikën”, thotë Katy.

    Ajo lindi si Katie Elizabeth Hudson dhe si vajzë këndoi në kishë, duke vazhduar të luante muzikë gospel si adoleshente. Pas dështimit të albumit të parë, ajo filloi të performojë me emrin Katy Perry.

    Ajo është ende një nga këngëtaret muzika e së cilës është ndër më të shiturat në botë, me 143 milionë albume të shitura në mbarë botën. Ajo gjithashtu ka fituar një numër të madh çmimesh, ndërsa nga viti 2011 deri në vitin 2019 ka qenë rregullisht në listat e femrave në muzikë me fitimet më të larta. Performanca e saj në pjesën e parë të Super Bowl është ende më e ndjekura në historinë e këtyre paraqitjeve.

    Së fundmi ajo ka folur hapur për shtatzëninë dhe trupin e saj pas lindjes, edhe pse zakonisht i pëlqen ta mbajë intimitetin për vete. Menjëherë pasi solli në jetë vajzën e saj, ajo ndau një selfie për të treguar figurën e saj dhe tani në një intervistë për Variety ka folur për ndryshimet që ka sjellë një tjetër gjendje.

    “Më pëlqeu shumë përvoja. Unë ende peshoj katër kilogramë e gjysmë më shumë se më parë, por nuk jam me nxitim. Ka kaluar një vit. Më intereson më shumë lumturia e saj, lumturia dhe shëndeti im mendor. Hormonet janë mjaft interesante”, tha Katy Perry.

    Këngëtarja theksoi se lindja e Dejsit ishte ndryshimi më i madh në jetën e saj.

    “Ju jeni përgjegjës për mirëqenien e dikujt që nuk mund të mbajë as kokën lart. Është një ndryshim i madh dhe nuk jeni më numër një. Dhe kjo është më e mira!”, tha ajo.

    Meqë ra fjala, në të ardhmen, në vend që të udhëtojë nëpër botë, këngëtarja do të performojë si banore në Las Vegas, sepse dëshiron të jetojë një jetë të qëndrueshme familjare me Orlando Bloom dhe vajzën e tyre. 139 milionë njerëz e ndjekin atë në Instagram. Ai pothuajse asnjëherë nuk publikon foto nga jeta familjare./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Vip16 Janar 2025
    Xuxi ka biseduar me Leon në oborr për Drilonin. Ai i tregoi për fjalët e Drilonit, ndërsa Leo po i tregonte detaje...
    Vip16 Janar 2025
    Dy banorët e BBVK3, Driloni dhe Leo kanë qëndruar për pak minuta larg festës së organizuar sonte. Ata e lanë ndejën për...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Lajme16 Janar 2025
    Për vite të tëra themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka qenë temë diskutimi si në Kuvendin e Kosovës, ashtu...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni po përgatisin një plan kundër banorëve tjerë në shtëpi. Dyshja planifikuan që të sillen kinse nuk flasin me njëri-tjetrin,...
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.