×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër zyrtarëve të lartë drejtues iu ndërrohen pozitat, në mesin e tyre dhe Betim Reçica

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Në mbledhjen e 59-të të Qeverisë në detyrë, të drejtuar nga Avdullah Hoti u morën një varg vendimesh.

    Qeveria mori vendim poashtu të aprovohen transferimet e katër zyrtarëve të lartë drejtues, në pozita të tjera.

    Ndër emrat shumë të përfolur që tashmë ka ndryshuar pozitë është edhe ish-sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Betim Reçica.

    Betim Reçica, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, transferohet në pozitën e kryeshefit në Agjencinë Kosovare të Standardizimit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë;

    Arton Berisha, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Administratës Publike, transferohet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike;

    Kushtrim Cukaj, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Integrimeve Evropiane, transferohet në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë; dhe

    Hajriz Koca, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Inovacionit, transferohet në pozitën e kryeshefit në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

    “Me dy vendime të veçanta të miratuara nga kabineti qeveritar, ju është vazhduar mandati Ekrem Kastratit ne pozitën e Kryeinspektorit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohëzgjatje katër (4) vjeçare dhe Fatos Qerimit mandati i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit gjithashtu në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh”.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të hënën do të mund udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban. Përmes një...
    Lajme14 Shtator 2024
    Që nga 29 gushti kur KQZ hapi periudhën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, 2,700 persona kanë aplikuar për t’u regjistruar për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, veprimet e djeshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, duke u bërë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit shoqëruar me rrebeshe lokale duke sjellë rënie gurësh...
    Lajme14 Shtator 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në vizitën e tij të fundit më 6 shtator në Prishtinë solli me vete edhe lajmin e...
    Lajme14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti në vazhdimësi  kishte shqetësuar një grua, duke e përcjellur atë. Policia ka bërë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Burim Ramadani, analist i sigurisë dhe politikës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fjalimin e djeshëm të presidentit të...
    Lajme14 Shtator 2024
    Njësia e TASK-FORC-ës (Polica e Kosovës dhe Dogana e Kosovës), konkretisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, më14.09.2024 rreth...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW në një intervistë për DW, thekson...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.