×
  • Lajme
  • Lajme

    Elezi: 2,700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, më së shumti kërkesa për votim përmes postës

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Që nga 29 gushti kur KQZ hapi periudhën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, 2,700 persona kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar qoftë fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike apo përmes postës.

    Nga ky numër i kërkesave, 2,442 janë aprovuar, ndërkaq vetëm 258 të tjera janë refuzuar.

    Këto të dhëna janë bërë të ditura për Ekonomia Online nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri paraditën e datës 13 shtator 2024, janë pranuar 2,700 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 2,442, ndërsa 258 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, tha Elezi.

    Gjithashtu, Elezi ka treguar se cila është forma më e kërkuar për të votuar e shtetasve të Kosovës.

    “Nga 2,442 aplikime të aprovuara, 1,004 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 226 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 1,212 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, njoftoi ai.

    KQZ ka filluar periudhën e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Aplikimi për regjistrim mund të bëhet përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-në.

    Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në momentin e regjistrimit, votuesi mund të përcaktohet individualisht për mënyrën e votimit:

    1. Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;

    2. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;

    3. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

    Në njërën nga mbledhjet e kaluara, KQZ ka miratuar listën e Qendrave të Votimit në 19 ambasada dhe 16 Konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 22 shtete të ndryshme. Gjithashtu, KQZ ka miratuar numrin e vendvotimeve, gjithsej 47 vendvotime, si dhe ka caktuar numrin e votuesve për secilën përfaqësi diplomatike, nga 1,000 për çdo vendvotim.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.