Janë arrestuar dy persona në pikën kufitare në Vërmicë dhe dy të tjerë në atë në Merdare.
Të arrestuarit dyshohen për kontrabandim me migrantë.
Njoftimet e policisë:
PKK Vërmicë: Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në veturat e tyre janë hasur dy shtetas të huaj dhe disa të dyshuar tjerë të cilët kanë ikur në drejtim të pyllit. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
PKK Merdare: Raportohet se për procedura të rregullta është ndaluar vetura me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.
Në veturë ka qenë dhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe viktima mashkull shtetas i huaj, ku gjatë kontrollimit të dokumentacionit viktima nuk ka poseduar vizë ose leje qëndrim për Republikën e Kosovës, andaj zyrtarët policor kanë urdhëruar kthimin e viktimës, mirëpo drejtuesi i veturës, i dyshuari ka refuzuar urdhrat dhe me veturë ka ikur nga pika kufitare duke u futur në territorin e Republikës së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, të dyshuarit janë vë në kërkim policor. Lidhur me rastin më 26.03.2022 pas grumbullimit të dëshmive janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe ndaj të dyshuarve ndiqet procedurë kundërvajtëse, kurse për shtetasin e huaj njësia për migrim dhe të huaj është duke e trajtuar rastin. Në konsultim me prokurorin pas përfundimit të procedurave të dyshuarit janë liruar.