×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Katër raste të dhunës në familje, tri prej tyre gra të rrahura nga bashkëshortët

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

    Një rast u raportua në Prishtinë, ku është arrestuar personi i dyshimtë pasi që i njëjti dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj viktimës femër (bashkëshortes së tij).

    Viktima është udhëzuar për urdhër-mbrojtje dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Një rast tjetër i dhunës në familje u raportua në Pejë, ku i dyshuari sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor.

    “Pas një mosmarrëveshje verbale ka ardhur deri tek përleshja fizike ndërmjet tre të dyshuar, relacioni familjar në mes tyre. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”.

    Rasti u raportua si “Dhunë në familje”, ndërsa ndodhi në Gjakovë, transmeton lajmi.net.

    E dhunë brenda familjes pati edhe në Skënderaj. Është arrestuar personi i dyshimtë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër (bashkëshortja e tij). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

    “Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.