×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër deputetë ftohen në Procesin e Berlinit, dy të pozitës dhe dy të opozitës

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se janë ftuar katër deputetë të Kuvendit të Kosovës në Procesin e Berlinit. Dy janë nga radhët e pushtetit e dy nga radhët e opozitës.

    Këtë e ka bërë të ditur në mbledhjen e këtij komisioni, ku në rend dite ka qenë raporti i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024.

    “Kemi një ftesë në Procesin e Berlinit me katër deputetë që janë të ftuar. Dy të pozitës dhe dy të opozitës. Nuk ka qenë e specifikuar, por janë katër dhe kanë kërkuar që shumica me qenë pozitë, unë e kam te specifikuar që shumica të jenë pozitë dhe andaj kam caktuar dy pozitë dhe dy opozitë”, ka thënë Krasniqi.

    Por mospajtime me këtë ftesë pati deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj. Sipas saj kjo është praktikë e re dhe e instaluar nga kjo qeveri.

    “Në këtë legjislaturë është bërë një gabim sepse përfaqësimi duhet të jetë politike. Praktikat parlamentare janë të kenë përfaqësim politik, pavarësisht a është parti opozitare apo në pozitë. Kjo është praktika më e re e instaluar nga kjo qeveri. Nëse shkojmë në një udhëtim zyrtar nëse ka qenë ftesa se duhen dy opozitë dhe dy pozitë atëherë pajtohem. Nëse nuk ka të specifikuar ftesën nuk bënë. Nuk shkon ashtu është përfaqësim politik”, ka thënë Kadriaj.

    Ndërsa aktivitetet e këtij sesioni, deputetja e AAK-së propozoi që të plotësohen sipas nevojës.

    “Zakonisht plani i punës varet nga agjenta legjislative, ne si komision nuk e kemi pasur asnjë shqyrtim. Për aktivitetet munden me u plotësu dhe koordinuar sipas nevojave. Nuk është plani i punës statik”, u shpreh Kadrijaj. /EO

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, si dhe Luan Hoti dhe Naim Bunjaku, janë deklaruar të pafajshëm lidhur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci  thotë se dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditë më parë ka deklaruar...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani i ka bërë thirrje ministrt të punëve të brendshme Xhelal Sveçla që të jap dorëheqje. Sipas tij,...
    Të tjera
    Sport18 Shtator 2024
    Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Roma ka marr vendim të shkarkoj trajnerin Daniele de Rossi. Lajmi u konfirmuar mëngjesin...
    Lajme18 Shtator 2024
    Biznesmeni dhe drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren shqiptare në Gjermani Angelina Shala. Fotot i ka bërë publike...
    Lajme18 Shtator 2024
    Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojnë në lista të pritjes për shërbime thelbësore mjekësore....
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të tregojë se çfarë ka...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe e njëjta është shtyrë për javën tjetër. Në këtë takim ishte...
    Lajme18 Shtator 2024
    Iniciativa për Progres (INPO) ka analizuar pasojat e vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale, duke u fokusuar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.