×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati për reformat në arsim në Kamenicë: Nuk i nënshtrohemi presionit partiak, ne vetëm po e zbatojmë ligjin

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati gjatë raportimit të tij në Komisionin për Arsim, në lidhje me reformat në arsim në komunën që ai drejton ka thënë se ata janë duke e zbatuar ligjin dhe se nuk do t’i nënshtrohen presionit partiak e individual.

    Kastrati tha se është kompetencë e komunave të organizojmë arsimin fillor dhe atë të mesëm të ulët dhe se është i vetëdijshëm se reformat nuk janë përfillur nga parti brenda komunës për arsye personale e politike.

    “Ajo çka ne si Komunë e Kamenicës po bëjmë është zbatimi i Ligjeve dhe normave të Republikës së Kosovës dhe standardeve të organizimit të arsimit fillor, të mesëm e të ulët që është kompetencë dhe obligim i nivelit lokal. Nuk jam i verbër e as i shurdhër dhe jam i vetëdijshëm për mos përfilljen e vendimit nga individ e parti brenda komunës, të cilat për arsye personale e politike janë duke e sabotuar iniciativën tonë”, u shpreh Kastrati.

    I pari i Kamenicës tha se kanë kërkuar mbajtjen e një referendumi dhe kanë organizuar diskutime publike në lidhje me reformat në arsim, por ai theksoi se nuk do të nënshtrohet ndaj asnjë lloj presioni.

    “Nëse ju kujtohet ne kemi kërkuar nga KQZ, të na lejojë mbajtjen e një referendumi, kemi organizuar diskutime publike me qytetarë mirëpo nuk i nënshtrohemi presionit partiak apo individual të cilët nuk shohin përtej interesave të tyre”, tha Kastrati.

    Ai ndër të tjera tha se beson se kjo temë do të trajtohet në mënyrë adekuate e profesionale për të mirën e nxënësve.

    “Arsimi është temë tepër e rëndësishme për ta lënë në duar të politikës ditore e interesave të ngushta personale apo grupore dhe besoj fuqishëm që pavarësisht përkatësisë apo identitetit politik apo ideologjik, të gjithë jemi në një linjë, që kjo temë duhet të ketë trajtim adekuat, profesional e teknik për të mirën e nxënësve”, tha Kastrati gjatë raportimit në Komisionin për Arsim.

    Ndryshe, në Komisionin për Arsim, për të njëjtën temë, bashkë me kryetarin e Kamenicës është edhe ministri i Arsimit e Shkencës, Ramë Likaj.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim....
    Lajme29 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 10:00, në selinë e kësaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.