×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: Kamenica e ka sfidë aspektin financiar dhe çështjen e arsimit – ka numër më të vogël të nxënësve

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur për sfidat me të cilat po ballafaqohen në kuadër të gjendjes me pandeminë e koronavirusit.

    Ai ka thënë se deri tani kjo komunë ka pasur 140 raste të identifikuara me COVID-19, ndërsa 24 raste aktualisht janë aktive, porse problematike mbetet gjendja financiare, meqë ka pak qarkullim në ekonominë e kësaj zone, njofton Klan Kosova.

    ”Ne deri tani kemi pasur 140 raste të identifikuara. Aktualisht kemi 24 raste aktive. 10 kanë ndërruar jetë që dyshohet se vdiqën si pasojë e COVID-19, dhe mbetet në të ardhmen me u verifiku për të gjithë se si ka qenë gjendja”.

    ”Nevojat tona si komunë e Kamenicës, është aspekti financiar veçanërisht”.

    ”Ne jemi një nga komunat që konsiderohet një nga i treti jetojnë në diasporë dhe është mungesë e madhe e të hyrave dhe qarkullimit në ekonominë e komunës së Kamenicës”.

    ”Është diskutuar për një grant ose fond prej 10 milionë eurosh, që do të shpërndahet në komunat. Ka komuna të mesme por edhe të vogla, që pësojnë pak a shumë nga pandemia”.

    ”Çështje tjetër sfidë është arsimi”.

    ”Prishtina apo Fushë Kosova kanë një numër të madh të nxënësve në klasë, ndërsa në Kamenicë arsimi qëndron në rrethana të tjera”.

    ”Nuk e kemi këtë sfidë por atë të furnizimit me materiale, ku synojmë që në rast të infektimit të ketë sa më pak numër”.

    ”Qeveria ka vendos, që vendimet para se të hyjnë në fuqi, të jenë publike të paktën para 48 orësh. Po flas në këndvështrimin tim, ne tani duhet të orientohemi edhe në subvencione”.

    ”Ne si shtet duhet të kujdesemi dhe t’i vetëdijësojmë që nëse kursen rrezikon me shembje ekonomike, prandaj na duhet sa më shumë tani shpenzim i të hollave”.

    ”Rekomandimet janë, që të jenë 15 deri në 20 nxënës në klasë, për komunën e Kamenicës, kjo nuk është problem – meqë ne kemi numër të vogël të nxënësve”.

    ”Ne në gjysmën e objekteve shkollore, janë më pak se pesë nxënës në klasë”.

    ”Nuk është rrezik vetëm virusi, arsyeja kryesore është socializimi – për mua është shqetësues shëndeti psikologjik i fëmijëve”.

    ”Nëse ne synojmë më i bashku bashkë, nuk është problem në raport me pandeminë. Është brenda rekomandimeve të cilat janë dhënë në gjithë botën”.

    ”Nëse e lëmë prapë atë nxënës të vetëm në një klasë”.

    A do të lejoni rikthim në gjendjen e mëparshme?

    ”Ne do të synojmë të bëjmë më të mirën që është për nxënësit. Sepse për zhvillimin e tyre është me rëndësi të jenë bashkë me nxënësit e tjerë”.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka kërkuar presidentes Osmani që të rikthejë ligjin e buxhetit për vitin 2025 në Kuvend për...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti ka vazhduar ta ngacmojë Xhenetën brenda shtëpisë së Big Brother. Ai i tha asaj se do të tregoj një sekret për...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, është takuar...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ryva Kajtazi sot ka humbur babain. Ajo në një postim në rrjete sociale ka njoftuar familjarët dhe miqtë e saj se babai...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka komentuar akuzat e Qeverisë së Kosovë ndaj Prokurorisë Speciale. Ai ka thënë se Qeveria dhe sistemi...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha, në mëngjesin e sotëm...
    Front TV25 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Pritja ceremoniale është mbajtur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.