-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati dhe Arifi vizituan fermerët e Zajqecit për të parë dëmet e shkaktuara nga breshëri

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi dhe zyrtarë nga kjo drejtori ditë më parë kanë vizituar fshatin Zajqec për të parë nga afër dëmet që iu janë shkaktuar së fundmi fermerëve nga breshëri.

    Fermerët të cilët u vizituan janë fermerë që merren me kultivimin e pemëve në sipërfaqe të mëdha.

    I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se fermerëve u kanë sqaruar se komisioni i krijuar nga komuna do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe do t’i dërgojnë në Ministrinë e Bujqësisë.

    “Ditë më parë bashkë me drejtorin e bujqësisë Naim Arifin, vizituam fshatin Zajqec i cili ka qenë më i prekur nga dëmet e shkaktuara nga breshëri. Këtyre fermerëve që merren me kultivimin e pemëve me sipërfaqe të mëdha, i siguruam që komisioni i krijuar nga komuna do të bëj vlerësimin e dëmeve të cilat mund t’i dërgojnë më pas në Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë Kastrati.

    Ndërsa edhe Drejtori i DPBZHR-së, Naim Arifi tha se kjo vizitë u bë me qëllim të njoftimit nga afër për dëmet e shkaktuara nga breshëri, dhe për t’i dal në ndihmë këtyre fermerëve.

    “Kjo vizitë u bë për qëllim të njoftimin nga afër me dëmet e shkaktuara breshëri në Zajqec, dhe për të shprehur përkushtimin tonë si drejtori dhe si komunë për t’i dalë në ndihmë fermerëve tanë, për të ofruar sa më shumë prodhime vendore”, tha Arifi.

    Ndryshe drejtoria e DPBZHR-së ka formuar edhe një komision i cili është duke realizuar vizita në teren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri, dhe pastaj këto vlerësime palët mund t’i dërgojnë në ministrinë përkatëse.

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme15 Gusht 2025
    Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare,...
    Lajme15 Gusht 2025
    Vrasja e trefishtë në Gjilan që ndodhi ditë më parë ka zgjuar indinjatë qytetare për çka veçse është thirrur protestë të premten....
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi....
    Sport14 Gusht 2025
    Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka shprehur besim të plotë se skuadra e tij do të fitojë titullin e Ligës Premier gjatë...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe një herë mbi situatën e krijuar që nga mbrëmë nga dhuna që shpërtheu gjatë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, Donald Trump tash e disa herë e ka përmendur se ka ndaluar shpërthimin e një...
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kandidati për kryetar në...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ruzhdi Shehu, kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut, ka publikuar listën për Asamblenë Komunale të Komunës së Junikut. Shehu ka thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.