×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kaq persona kanë vizituar Kosovën për tre muaj

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Në tre muajt e fundit të vitit 2020, në Republikën e Kosovës kishin hyrë 51 mijë e 885 vizitorë, prej të cilëve 56.67 për qind ishin të jashtëm, ndërkaq 43.33 për qind ishin vendorë.

    Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) 2020.

    Në tremujorin e katërt të vitit 2020  pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

    “Numri i net-qëndrimeve ishte 89 mijë e 116, prej tyre 41.35% nga vendorët dhe 58.65% nga të huajt”, thuhet në komunikatën e dërguar nga ASK.

    Sipas këtij raporti, numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 20 689 vizitorë dhe 38 438 net-qëndrime.

    Kurse, numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.

    Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur nga Parisi për në Prishtinë, pas një takimi që kanë...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur autobusë me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të marr pjesë në hapjen...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Sara nuk është tërhequr nga ajo që i ka thënë Gresës ditë...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të nis fushatën zgjedhore në ora 17:00 në Pallat të Rinisë. Mbrëmë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,...
    Lajme11 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.2025, në orët e pas ditës në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ,...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Lajme11 Janar 2025
    Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë. Në një postim në Facebook,...
    Lajme11 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatët e tjerë për Kuvendin e Kosovës, zhvilluan...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.