
Qeveria Kurti gjatë 100-ditëshit të qeverisjes ka shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 77 mijë e 200 euro.
Këto para kanë shkuar në paga, bileta të udhëtimit jashtë vendit, akomodim gjatë udhëtimit jashtë vendit dhe shpenzime të telefonisë.
Nga këto shpenzime nuk ka shpëtuar edhe Avdullah Hoti.
Kabineti i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, i cili menjëherë pas mocionit u shkarkua nga Kurti, i ka harxhuar 15 mijë e 300 euro e 15 cent.
Në gjithë këtë, për bileta janë harxhuar 432 euro, për akomodim jashtë vendit 1 mijë e 488 euro dhe për mëditje 756 euro.
Kurse sa i përket shpenzimeve telefonike nuk ka të dhëna. Ndërsa për pagat fikse janë dhënë 12 mijë e 432 euro./insajderi/
