IKSHPK-ja ka publikuar sot rezultatet e 202 mostrave të testuara për Covid-19.
Prej tyre 87 persona rezultuan pozitiv me virusin, teksa 31 të tjerë janë shëruar, raporton Front Online.
Në ndërkohë numri i rasteve aktive me Coronavirus në vend, është, 1.203.
Njoftimi i plotë:
Sot më 28 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 87 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Sot më 28 qershor 2020, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203.