×
  • Opinione
  • Opinione

    Kaq është kjo punë

    Blerim Shala
    21 Shkurt 2024

    Shkruan: Blerim Shala

    Kujt i kujtohet sot fati (apo kobi) i Jamal Kashoggit, gazetarit të gazetës prestigjoze ‘The Washington Post’?

    Ta merr mendja që një shekull, e jo vetëm gjashtë vjet kanë kaluar nga rasti i këtij autori të njohur saudit, i cili një herë u ekzekutua, me 2 tetor të vitit 2018, në dhomat e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll (Turqi), e pastaj, u zhbë (trupi i tij), në synimet për ta fshehur një vrasje që ishte urdhëruar drejtpërdrejtë nga Mohammed bin Salman, princi i kurorës i Arabisë Saudite.

    Autoritetet turke që kishin vënë nën përgjim ndërtesën e kësaj konsullate, zbardhën gjithë rastin, përfshirë këtu edhe fjalët e fundit të Kashoggit, i cili ishte disident i pushtetit saudit, në të cilat ky teksa ngulfatet mbërrinë të thotë: ‘Nuk mund të marr frymë…’.

    Për pak ditë bra, nuk mbet gjë e panjohur në këtë rast. Dihej pra urdhërdhënësi, diheshin ekzekutorët, dihej koha dhe vendi i vrasjes.

    Megjithatë, asgjë nuk ndodhi më pas. Perëndimi, në radhë të parë SHBA-ja e Administratës së Presidentit Donald Trump, nuk i ftohi fare marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe MBS-në (si thirret shkurtimisht Mohammed bin Salman). Përkundrazi. Për t’i fuqizuar edhe më shumë raportet me SHBA-në, MBS nënshkroi një kontratë me Administratën Amerikane për furnizim me armatim në vlerë prej njëqind miliardë dollarësh.

    Kaq ishte kjo punë.

    Rendi Ndërkombëtar, i krijuar tashmë në prej Luftës në Siri e tutje (kjo luftë mund të klasifikohet si një pikë kthese në këtë aspekt), nuk e kishte ndër mend të merrej me fatet e gazetarëve dhe publicistëve të cilët u gjetën në vendin dhe në kohën e gabuar.

    Paralajmërime për këtë Rend u shfaqën edhe më parë, me vrasjen (me helmim të elementeve atomike, me polonium), e Alexander Litvinenko-s në Londër, në vesjtën evitit 2006.

    Ish agjenti i FSB-së (Shërbimit inteligjent rus), u helmua nga kolegët e tij të dikurshëm, me urdhër direkt të Vladimir Putinit, atëherë (dhe tash), Presidentit të Rusisë.

    Kaq ishte kjo punë. Nuk ndodhi gjë më pas.

    Rusia u përfshi drejtpërdrejtë, në mënyrë të njëanshme në Luftën e Sirisë, dhe më pas, në vitin 2014, aneksoi Krimenë (e Ukrainës).

    Kaq ishte kjo punë. Nuk ndodhi gjë më pas. Perëndimi nuk mblodhi mend as atëherë.

    U dasht të nisë agresioni i Rusisë mbi Ukrainë, tash e dy vjet, që të ndodhë këndellja e Perëndimit. Pa reagimin e vendosur të SHBA-së dhe shteteve kryesore të Evropës, pa mobilizimin e Aleancës Veri-Atlantike (e cila pak vite më parë u pati shpallur ‘Klinikisht e vdekur’ nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron), Rusia pos që do ta pushtonte Ukrainën, me siguri që do t’ia mësynte edhe Moldavisë. Kush e di ku do të ndalej.

    Sidoqoftë, si asnjëherë më parë, javëve të fundit, emrat eminnent në SHBA dhe në Evropë, po flasin për një mundësi reale të shpërthimit të Luftës në mes të Perëndimit dhe Rusisë në 3-5 vitet e ardhshme.

    Shumë prej nesh këtu në Kosovë, nuk po kuptojmë ende se në çfarë Bote po jetojmë. Kjo e sotmja, thuaja na ka ardhë nga një planet tjetër, krahasuar, ta zëmë me atë që ishte në vitet 1998, 1999, kur u përcaktua, një herë e mirë fati i Kosovës.

    Duket që Alexei Navalny, siç cilësohej tash e sa vjet, krye-disidenti rus i pushtetit të pakufishëm të Vladimir Putinit, nuk i mori vesh asnjëherë rrethanat krejtësisht të reja ndërkombëtare, të cilat nuk i ofronin as gjasat minimale që të lëkund sadopak Putinin, e lëre më ta rrëzojë nga pushteti.

    Navalny i cili mezi i shpëtoi helmimit të FSB-së, pur t’u kuruar në Gjermani, në janarin e vitit 2021 vendosi të kthehej në Rusi, për ta vazhduar misionin e tij të kundërshtimit të Putinit.

    Ishte ky një akt vetëvrasës, siç u kuptua të premtën e kaluar (me 16 shkurt), kur u dha lajmi që Navalny ka vdekur pas një shetitje në oborrin e burgut ku gjendej kohëve të fundit, në zonën e Arktikut.

    Cinikët thanë që në këtë mënyrë, Putin lansoi fushatën e tij në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen në Rusi me 15-17 mars, pra, edhe disa javë.

    Perëndimi reagoi ashpër pas vrasjes së Navalnyt. Njëlloj ashpër, siç reagonim ne në Kosovë, në vitet e nëntëdhjeta, pas çdo rasti të dhunës së pushtetit okupues serb.

    Kaq është kjo punë.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.