Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme.
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është ky: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.66 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 16/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.