×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni i Kosovës: Japim maksimumin

    FrontOnline
    23 Nëntor 2021

    Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në parakualifikimet për FIBA Eurobasket 2025, përcjell FrontOnline.

    “Dardanët” më 25 nëntor përballen me Norvegjinë në udhëtim, ndërsa më 28 Nëntor e presin Danimarkën.

    Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 19:00. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

    Kapiteni i “Dardanëve”, Dardan Berisha është shprehur se do të japin maksimumin.

    “E dimë rëndësinë e ndeshjeve dhe sigurisht se do të japim maksimumin në këto dy përballje të rëndësishme për ne. Fillimisht do të përballemi me Norvegjinë, kurse më pas takohemi me Danimarkën në Prishtinë, ku shpresojmë përkrahje nga publiku, që na ka munguar shumë, edhe pse do të jetë në numër më të vogël”, është shprehur Berisha për faqen zyrtare të FBK-së.

    Ai ka motivuar skuadrën para këtyre dy ndeshjeve. “Besoj se të gjithë do të japin më të mirën e tyre në këtë ndeshje. Për ne është nder të luash për vendin tënd dhe shpresojmë në rezultate pozitive në këto dy përballje”, shtoi tutje Berisha.

    Basketbollistët e Kosovës në fundjavë kanë stërvitur në Prishtinë dhe të hënën udhëtuan drejt Norvegjisë, aty ku presin edhe përkrahjen nga tifozët shqiptarë, ashtu siç e kanë përkrahur në çdo ndeshje si mysafirë./FrontOnline/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Sport23 Tetor 2024
    Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në NBA, Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj New York Knicks me rezultat 132-109. Jason...
    Sport22 Tetor 2024
    Real Madrid ka realizuar një kthesë spektakolare ndaj Borussia Dortmund, duke fituar me rezultat 5-2 në ndeshjen e së martës në kuadër të...
    Sport22 Tetor 2024
    Xavi Hernandez po shfaqet si një objektiv i mundshëm për Manchester United nëse klubi vendos të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag. Mail...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka qëndruar për vizitë në SHBA tha se ‘ Kosova është me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, tashmë kanë “filluar fushatën” në diasporë për të takuar e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sot do të organizohet një konferencë për media me temën “Siguria kibernetike 360, dhe si të mbroni biznesin tuaj në epokën digjitale”....
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Mot stabil do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë...
    Vip22 Tetor 2024
    Burimi është futur në shtrat mes Leles dhe Anës. Në një moment, mes shakasë, njëra nga dy banoret i tha “kthehu nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.