×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Kapet në Tiranë grabitësi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

    FrontOnline
    26 Qershor 2021

    Një 42-vjeçar kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike është kapur nga Policia në Shqipëri.

    Policia e Durrësit raporton se arrestimi provizor i 42-vjeçarit nga Gjakova u bë pasi Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës, raporton TCh.

    “Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar si dhe planit të masave gjatë sezonit turistik, për parandalimin e veprave penale në fushën e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit kosovar B. C., 42 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike”, njofton policia.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës./FrontOnline

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin Mike Lawler derisa po qëndron në Amerikë. Në një postim në “X”, e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në takimin e Ndihmës Sekretari Smerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
    Kronika22 Tetor 2024
    Për shkak se prokurori ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për shtyrje të seancës, është anuluar seanca e së martës në rastin ku...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Në Klinë është arrestuar një person për dhunë në familje ndaj viktimës femër. Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor,...
    Lajme22 Tetor 2024
    Të hënën në Zubin Potok një person ka raportuar se disa të panjohur e kanë hedhur një mjet shpërthyer në oborrin e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-zëvendësministri i infrastrukturës në qeverinë kur shteti udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK, për FrontOnline thotë se po të ishte PDK-ja në pushtet, rruga...
    Lajme22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi I njëjti ka qenë I përfshirë në një aksident trafiku...
    Kronika22 Tetor 2024
    Në policinë e Prizrenit është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj....
    Lajme22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka dal sot  me raport lidhur me aksidentin e me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.