Mbrëmë në Gjilan është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit trupor nga policia i është gjetur në çantë të brezit një armë zjarri me 13 fishekë në karikator.
Bëhet e ditur se i dyshuari posedonte leje për armën vetëm për gjuajte në poligon, dhe jo për bartje.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, është konfiskuar arma dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.