×
  • Kronika
  • Kronika

    Kapet hajni në Gjilan, policia publikon pamjet se çka vodhi ai

    FrontOnline
    25 Maj 2022

    Një person me banim në Gjilan ka deklaruar në polici se në shtëpinë e vëllait të tij, të cilën e ka nën mbikëqyrje, persona të panjohur kanë depërtuar me dhunë brenda ku kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, një telefon ”samsung’’, këpucë të ndryshme, atlete sportive dhe sende të tjera.

    Njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor i Gjilanit, përmes rrugëve operative ka arritur të sigurojë informata kredibile  se ketë vjedhje ka mundur ta ketë kryer i dyshuari A. S. (2001), banues në Gjilan.

    “Me urdhër të  dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake për krime të përgjithshme dhe në bashkëveprim  me prokurorin e shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, më datën  24 maj 2022 është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku  gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht dëshmi të cilat ndërlidhen me rastin e lartshënuar si: atletet sportive dhe disa vegla të punës, orë dore dhe gjësende të tjera. Po ashtu janë gjetur dhe  sekuestruar edhe disa gjësende të tjera të cilat dyshohet se ndërlidhen me disa raste të vjedhjeve të rënda të cilat raste janë nën hetime aktive”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

    Me vendim të lëshuar nga prokurori i çështjes, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

    Rasti është duke u hetuar.

     

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Kronika26 Qershor 2024
    Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Mitrovicë. Policia është njoftuar se një burrë e ka kanosur me...
    Kronika26 Qershor 2024
    Një 15-vjeçar është arrestuar në Hajvali të Prishtinës pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Sipas policisë, viktima ka...
    Kronika25 Qershor 2024
    Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jetë të hënën në Fushë Kosovë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Profesori në universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, sot në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha...
    Lajme26 Qershor 2024
    Aleatët e NATO-s e kanë emëruar të mërkurën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake....
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit për takimet e sotme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Express. Përfaqësuesi i Lartë,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Gjykata Kushtetuese, ka marr vendim lidhur me kërkesën e deputetëve të Grupit Parlamentar të AAK-së, për pagën minimale e ku përfshihen edhe...
    Lajme26 Qershor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ashtu që...
    Lajme26 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mark Rutten për emërimin e tij në krye të NATO-s. Osmani e ka cilësuar Rutten...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.