Dy persona janë arrestuar dje në Pejë nga Policia e Kosovës.
Kjo për shkak se u është gjetur drogë.
157.7 gram substancë narkotike të llojit marihuanë, Policia, i ka sekuestruar.
E po ashtu edhe dy pajisje të tjera, një peshore digjitale dhe një telefon mobil.
Krahas tyre edhe 548.65 euro para të gatshme.
Të dyshuarit, që i arrestoi Policia, të lirë i la Prokuroria.
Krejt këto të dhëna i bëri të ditura Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.