×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kapen mbi 90 kilogramë drogë në Tuz, dyshohet se u transportua nga Shqipëria

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Rreth 95 kilogramë marihuanë është sekuestruar nga policia malazeze në rajonin e Tuzit, ndërsa është arrestuar një 20-vjeçar me inicialet M.U.

    Operacioni për zbulimin dhe konfiskimin e lëndës narkotike është nisur dhe kryer nga Policia Kufitare e Podgoricës, pas disa ditësh aktivitete nën juridiksionin e tyre në rajonin Nabom – Traboin, në Tuz, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Policia ka kontrolluar automjetin që drejtohej nga i riu duke gjetur në bagazhin e tij katër pako të mëdha me marihuanë, me peshë totale rreth 95 kilogramë.

    Autoritetet malazeze kanë dyshime se lënda narkotike ka hyrë nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, ndaj po ndërmerren masa dhe veprime të mëtejshme hetimore për zbulimin e identitetit dhe arrestimin e një personi që dyshohet se ka transferuar drogën nga territori i Shqipërisë, para se t’i dorëzohej të arrestuarit nga Tuzi.

    Sakaq i arrestuari është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Deputetët e Partisë Demokratike ndërmorën aktin ekstrem me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Flakët për një moment dolën jashtë kontrollit...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar për rritjen e turistëve polakë që kanë vizituar Shqipërinë. Ai ka ndarë një fotografi në...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Ambasada amerikane në Bejrut tha se po punon me linjat ajrore “për të adresuar kërkesën e qytetarëve amerikanë për t’u larguar nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Tregu i punës po zhvillohet me shpejtësi, i ndikuar nga përparimet teknologjike, ndërrimet e industrisë dhe ndryshimet globale. Revista Forbes ka evidentuar...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë. Në...
    Vip30 Shtator 2024
    Jo shumë ditë më parë aktorja Julia Ilirjani tregoi se nuk ka më raport me Ilnisa Agollin,me të cilën pas BBVA3 u...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Zvicra dhe Italia kanë rivendosur një pjesë të kufirit të tyre në Alpe për shkak të shkrirjes së akullnajave, të shkaktuara nga...
    Sport30 Shtator 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje live mbrëmjen e djeshme në emision sportiv “AS”...
    Vip30 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova2, Santiana Maloku ka qenë mysafire në emsionin ‘District’ në Kanal10. Ajo ka thënë se pas daljes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.