×
  • Kronika
  • Kronika

    Kapen hajnat që bënin kërdi në lokalet e Ferizajt: Rrëfejnë në Polici se kanë kryer plot vjedhje

    FrontOnline
    26 Maj 2022

    Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Për një rast të vjedhjeve nëpër lokalet e veshmbathjeve, ka nisur hetimet së fundmi Drejtoria Rajonale në Ferizaj.

    Gjatë një aksioni për kapjen e personave të dyshuar që kanë kryer vjedhje në biznese të ndryshme, Policia ka arritur t’i zbulojë dy hajna, A.S., dhe B.J., të cilët u arrestuan mbrëmë.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy të rinjtë e dyshuar, u prangosën nga Policia, pasi në veturën e tyre u gjetën rroba të vjedhura në një qendër tregtarë në Ferizaj. Pas arrestimit, të njëjtit u dërguan në stacion policor, për t’u përballur me veprën me të cilën ngarkohen.

    Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë dhënies së deklaratave para hetuesve policorë, dy të dyshuarit e kanë pranuar se kanë kryer vjedhje edhe në lokale të tjera.

    Pas përpunimit të intervistimit, me aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Kronika14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij. Policia ka bërë të...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Në njoftim thuhet se pas kontrollit...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një prononcim për Front Online thotë se ka kërkesa nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga...
    Lajme14 Shtator 2024
    Njësitë e KFOR-it kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR-i “Quick Response 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë. Njësitë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës të hënën shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti....
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i sapoemëruar i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, ka vendosur një synim të madh për skuadrën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.