Kanye West, 44 vjeç, është në mes të një divorci të trazuar nga ylli Kim Kardashian, 40 vjeçe, dhe tani ka folur për tradhtinë ndaj ish-gruas së tij, edhe kur ata kishin vetëm dy fëmijë. Ai zbuloi detaje në këngën ‘Hurricane’, dhe një burim pranë reperit tha për Page Six se qëllimi i këngës ishte të merrte përgjegjësinë për rënien e martesës së tyre.
“Është e vërtetë, kam luajtur edhe me dy fëmijë”, është pjesë e testit të këngës. Kënga përmend edhe problemet e Kanye me alkoolin dhe mungesën e tij nga shtëpia edhe pse ai kishte një vilë prej 60 milionë dollarësh. “Gjeniu është zhdukur plotësisht”, është një nga vargjet.
Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë dhe martesa e tyre u prish për shkak të problemeve të tij të shumta. Publiku mund t’i shihte problemet gjatë fushatës së tij të çuditshme presidenciale, në të cilën ai zbuloi detaje nga jeta e tij personale dhe martesa me Kim përmes lotëve.
Ai gjithashtu postoi një numër të madh të cicërimave që gjithashtu ndikuan negativisht në marrëdhënien e tij me Kim. Kim u paraqit për divorc në shkurt dhe tani mbështet publikisht Kanye në promovimin e albumit të ri./FrontOnline/