Është arrestuar një kosovar në Zubin Potok, të dielën, nën dyshimin se ka kanosur një person tjetër të nacionalitetit të njëjtë.
Të dyshuarit i është sekuestuar një pistoletë me 12 fishekë.
I prangosuri është liruar, me vendim të prokurorit, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, njoftoi policia.