Është arrestuar një person në Pejë, pasi ka kanosur dhe tentuar të godas zyrtarët policor.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:40.
“Rr. Zahir Pajaziti, Pejë 06.06.2022 – 04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur dhe tentuar ti godas dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë duke patrulluar. Me të dyshuarin janë marrë njësitë relevante policore dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.