Një i dyshuar është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton.
Kështu është njoftuar në raportin e Policisë së Kosovës, ku është shtuar se, sipas viktimës, i dyshuari edhe e ka kanosur atë.
Pos këtyre, njoftohet edhe se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE Gjilan 14.10.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Sipas viktimës, i dyshuari po ashtu edhe e ka kanosur atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online