×
  • Kronika
  • Kronika

    Kanoset pronari tjetër i “Rexall”, kërkohet paraburgim për dy persona

    FrontOnline
    26 Maj 2022

    Para disa ditësh, pronari i barnatores “Rexall”, në Prishtinë, D.A, është sulmuar nga disa persona.

    Krahas tij është kanosur edhe vëllai i tij, A.A, po ashtu pronar.

    Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se për rastin e parë ende janë duke i zhvilluar hetimet, kurse për të dytin atë të kanosjes se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy të dyshuar B.M. dhe A.S. si dhe ndaj të njëjtëve ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

    B.M dhe A.S dyshohet të kenë kanosur A.A, vëllain e D.A, i cili u sulmua në Prishtinë.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 26 maj 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik lidhur me rastin ku i dëmtuar është pronari i barnatores “Rexall”, në Prishtinë, D.A., i cili para disa ditësh është sulmuar nga disa persona me mjete të forta, ashtu që, prokurori kujdestar, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, derisa më 24 maj 2022, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të KPRK-së, ku i dëmtuar në këtë rast është A.A., (vëllai i të dëmtuarit të lartcekur) dhe me aktvendim mbi ndalim janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh të dyshuarit B.M. dhe A.S., si dhe ndaj të njëjtëve, më 25.05.2022, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndaj çështjeve penale, Prokurori i Shtetit është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në koordinim me policinë për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij. Policia ka bërë të...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Në njoftim thuhet se pas kontrollit...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Sot varroset zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Varrimi i tij...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për thellim të raporteve me Rusinë, teksa ai u takua me shefin...
    Lajme14 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin...
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente...
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.