×
  • Sport
  • Sport

    Kane: Pa panik, Barça luajti mirë e ne jo

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Harry Kane e ka komentuar humbjen e rëndë të Bayern Munichut mbrëmë nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

    Gjiganti bavarez u mposht me rezultat 1:4 në Kataluni në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës.

    Goli i sulmuesit anglez ishte i pamjaftueshëm për gjigantin bavarez, i cili e kishte dominuar Barçën në vitet e fundit, ndërsa për këtë të fundit tre gola i shënoi Raphinha e një Robert Lewandowski.

    “T’i pësosh tre gola në udhëtim në pjesën e parë nuk ishte një fillim i mbarë. Në pjesën e parë e kishim një periudhë kur dukeshim vërtet të rrezikshëm, por Barcelona luajti më mirë se ne. Duhet t’i shfrytëzojmë momentet kur jemi në momentet më të mira. Më pas u ndëshkuam në lojën e tranzicionit”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Tottenhamit.

    “Duhet të mësojmë nga kjo përvojë. Ndonjëherë jemi të ngutshëm për ta bërë pasimin final, ndërsa nëse do ta mbanim më shumë posedimin e topit, do të mundë të kishim më shumë raste. Nuk ka nevojë të na kap paniku: e rëndësishme është të mësojmë dhe të përmirësohemi për herën tjetër”, përfundoi përfaqësuesi anglez. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport24 Tetor 2024
    Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Real Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për La Liga. Gjyqtari kryesor për këtë...
    Sport24 Tetor 2024
    Mesfushori kosovar, Muharrem Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i muajt gusht dhe shtator në Premierligën e Ukrainës. Jashari aktualisht luan...
    Sport24 Tetor 2024
    Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, e ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve. Për herë të parë në histori, Kosova...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në ekspozitën me fotografi “Bota kujton Srebrenicën” e organizuar nga Bashkësia Islame...
    Lajme24 Tetor 2024
    IPKO ka kënaqësinë të njoftojë se është sponsor gjeneral i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, kësaj ngjarjeje kulturore,...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit miratoi një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli e ka përmbushur synimin e tij për ta “shkatërruar suksesshëm...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Qeveria turke thotë se ushtria e saj ka goditur objekte në Irak dhe Siri të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.