×
  • Sport
  • Sport

    Kampioni fitoi përballjen interesante ndaj Bashkimit

    FrontOnline
    04 Nëntor 2021

    Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 71:76 (22:16, 10:22, 15:14, 24:24), në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi deri në tetë pikë në çerekun e parë 18:10 dhe 22:14, derisa kjo pjesë përfundoi me shifrat 22:16, përcjell FrontOnline.

    Prizrenasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 31:21, por therandasit kundërpërgjigjen shpejt, duke shkrirë epërsinë dhe barazuar shifrat në 31:31, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 32:38.

    Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, ndërsa epërsia më e lartë ishte 42:50, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47:52.

    Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku një minutë nga fundi rezultati ishte 65:67, por në çastet vendimtare kampionët e Kosovës ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan me shifrat 71:76.

    Te Bashkimi u dallua Immanuel King me 18 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 22 pikë e tri kërcime dhe Brandon Radolph me 15 pikë e dhjetë kërcime.

    Bashkimi ka pesë fitore dhe katër humbje, kurse Ylli gjashtë fitore dhe katër humbje./FrontOnline/

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Me fitoren ndaj West Ham, ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2023/2024. Ndeshjen e...
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë prioritet mbrojtësin e Benfikës, Antonio Silva. 20-vjeçari po ashtu e ka tërhequr...
    Sport20 Maj 2024
    Peja DT është shpallur kampion i Kosovës për U14 në konkurrencën e meshkujve. Në finalen e dytë, skuadra pejane ka mundur Kerasan-in...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e parasë publike. Deputeti i kësaj partie,...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, për FrontOnline ka folur rreth opsionit të mundshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme. Ai thotë se...
    Lajme20 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës i ka njoftuar kafenetë dhe restorantet se mund t’i tërheqin në objektin e vjetër të komunës certifikatat në të...
    Lajme20 Maj 2024
    Partitë politike po i ‘’fërkojnë’’ duart çdo ditë e më shumë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deri më tani...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për sektorin e bletarisë përmes subvencioneve dhe granteve arrin në 8.5 milionë euro....
    Vip20 Maj 2024
    Modelja e njohur, Kendall Jenner ka nisur sot ditën goxha joshëse. Duke fotografuar vetën në pasqyrë, ajo është shfaqur e zhveshur komplet....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.