Pesë persona janë arrestuar në fshatin Kopernicë të Kamenicës, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy persona.
Policia e Kosovë ka bërë të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Fsh. Kopernicë, Kamenicë 02.04.2022 – 17:10. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të më hershëm, kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.