Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij të cilës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në Kamenicë. Siç thuhet ne raport viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kamenicë, 06.04.2021 – 08:20.” Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.