Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona pasi të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin, raporton Front Online.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, të njëjtit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën në Kamenicë.
“Fsh. Novosellë, Kamenicë 23.10.2020 – 16:00. Njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën të cilën ishte dy persona, gjatë kontrollit dhe verifikimit është konstatuar se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin. Në konsultim me prokurorin, të njëjtit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente në Kamenicë”, është thënë nga PK.