Meksika ka raportuar gjashtë mijë e 476 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Kanë qenë 827 raste që kanë përfunduar me fatalitet gjatë së martës, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në total atje tash janë të regjistruar si të infektuar 606 mijë e 36 raste me 65 mijë e 241 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Në Amerikën Latine, Meksika është e katra sa i përket numrit të rasteve me COVID-19, duke pasuar Brazilin, Perunë dhe Kolumbinë.