Deputeti Etem Arifi është dorëzuar të martën në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Mungesa e tij në seancat e Kuvendit nuk do të çojë peshë te ndonjë mocioni i mundshëm i opozitës.
Kështu ka deklaruar Eugen Cakolli i KDI-së, që monitoron punën e legjislativit.
“Mungesa e deputetit Etem Arifi në kuptimin e inicimit të ndonjë mocioni nga opozita nuk ka ndikim meqenëse barra e sigurimit të 61 votave bie mbi partitë të cilat e inicojnë mocionin”, u shpreh ai për Front Online.
Cakolli ka thënë se vota e tij do të ishte përcaktuese në një rast tjetër.
“ Deputeti Arifi dhe vota e tij do të ishte përcaktuese ta zëmë nëse sot do të inicohet ndonjë mocion votwbesimi nga vet kryeministri Hoti, për të parë se a e ka besimin e Kuvendit, meqenwse në këtë mënyrë, nëse bazohemi gjithmonë në numrat të cilat ai i kishte siguruar me 3 qershor në ditwn e zgjedhjes së tij, atëherë i bie që kryeministri nuk do të arrinte që ta kalonte mocionin e votëbesimit ndaj tij”, theksoi ai për Front Online.
Megjithatë me largimin e tij, mazhoranca, siç thotë Cakolli, do ta ketë të vështirë ta sigurojë kourumin minimal e lëre më votimin e ndonjë projektligji.