Ushtruesi i detyrës së kryeshfeit të KOSTT-it, Kadri kadriu në një konferencë për media ka thënë se tani vërtetë është situatë e cila ka nevojë për përkujdesje të konsumatorëve.
Sipas tij konsumi ka shënu rritje enorme, raporton FrontOnline.
“Vërtetë është situatë e cila ka nevojë për një përkujdes të konsumatorëve. Konsumi ka shënua rritje enorme dhe në këtë moment diferenca në mes importit dhe prodhimit vendor është e lartë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për devijimet që kanë ndodhur.
“Natyrisht kohëve të fundit kemi pas shumë devijime në sistem, të cilat KOSSt-i një kohë ka arritur ti menaxhojë, por kohëve të fundit devijimet kanë shku në brezin dikund 500 megavat”, është shprehur Kadriu.
Kadriu ka folur edhe për planin e reduktimit që është ndërmarrë
“Plani i reduktimit ka qenë i tillë që të mundet që edhe konsumatorët që të mos i penalizojë shumë por të menaxhohet aq sa kemi energji. 10% është konsumi më i lartë në krahasim me vitin 2020”, ka shtuar ai./FrontOnline