Ish modelja dhe gruaja e këngëtarit John Legend, Chrissy Teigen, zbukuroi koncertin e bamirësisë ‘Vax Live’ në Los Anxhelos të dielën e kaluar. Edhe pse ylli kryesor ishte këngëtarja Jennifer Lopez e cila kënaqi me performancën, bukurinë dhe kostumet e saj, modelja 35-vjeçare gjithashtu u përpoq të shkëlqejë në dritën e plotë.
Chrissy zgjodhi një fustan të shkurtër, me ngjyrë portokalli me një dekolte të thellë, dhe ajo arriti në tapetin e kuq me vajzën e saj Luna. Është e panevojshme të thuhet, dekolteja e thellë ishte pjesa që u shikua më shumë, veçanërisht pasi Chrissy zbuloi një vit më parë se ajo po i nënshtrohej një operacioni për heqjen e implanteve.
Sidoqoftë, ajo ka zbuluar publikisht se ende nuk është e kënaqur dhe dëshiron një procedurë tjetër. “Gjinjtë e mi janë ende të mëdhenj. Sinqerisht, unë mendoj se do t’i zvogëlojë përsëri.
Unë nuk prisja që ata të vazhdonin të ishin kaq të mëdhenj”, u ankua Chrissy në atë kohë dhe u pendua publikisht që shkoi për t’i rritur ata.
Kujtojmë, Chrissy dhe John u takuan në vitin 2007 në setin e videoklipit të tij muzikor për këngën “Stereo”, dhe modelja zbuloi se kishin bërë seks qysh në takimin e tyre të parë. Dasma u mbajt në 2011 në liqenin magjik Italian Como, dhe nga martesa e tyre ata kanë një vajzë dhe një djalë./FrontOnline/