×
  • Opinione
  • Opinione

    Ka shumë fajtorë për (vetë)vrasjen e nënës dhe 3 fëmijëve!

    Mentor Kikia
    07 Maj 2024

    Nga Mentor Kikia

    Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja nuk ka fund. Por kjo e Shkodrës duket të jetë vërtet fundi i fundit.

    Një nënë që vetëvritet duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj… Nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj makabritetin dhe nuk gjej dot forcë të akuzoj nënën, që në vendimin fatal për ti ikur jetës së saj, mori me vete edhe fëmijët e mitur.

    Padyshim që e kemi shumë të lehtë të akuzojmë burrin e dhunshëm(nëse do të mbetet deri në fund dhuna në familje hipoteza e motivit të vetëvrasjes kolektive).

    Kurrë, nuk mjafton e nuk do të mjaftojë, edhe sikur ai të shpallet fajtor e ta hedhin edhe atë nga ura e Bunës. Tek ura duhet të dërgohen paralelisht me burrin, edhe shumë të tjerë:

    -Familjarët e vajzës dhe e burrit (që duhet të kenë qenë në dijeni për jetën e dhunshme në atë familje, por heshtin sepse “kjo është punë e tyrja dhe neve s’na takon të ndërhyjmë”).

    -Psikologë e sociolgë që paguhen në shkolla dhe njësitë e pushtetit vendor, të cilët e kanë për detyrë të monitorojnë familjet, gratë dhe fëmijët që padyshim reflektojnë pasojat e një jete mes dhunës. Këto funksione nuk janë për ti gjetur punë atyre që kontribojnë në zgjedhje, për për të qenë realisht dedektorë të plagëve sociale që prodhojnë pasoja të tilla tragjike.

    -Punonjës të policisë, të cilët nuk duhet të konsiderojnë detyrë vetëm kur i marrin në telefon për ndonjë vrasje apo grabitje, por së pari për të punuar për parandalimin edhe të të tilla ngjarjeve makarbre.

    Pas kësaj ngjarjeje do të zjejnë edhe programet televizive. Do të dalin nëpër studio “ekspertë” që do të tregojnë me detaje se si u hodhën gruaja dhe fëmijët nga ura, si u gjet fëmija nga peshkatari, në ç’pozicion ishte fëmija i pajetë etj etj.

    Do të dalin OJQ-ste për të drejtat e grave dhe fëmijëve, që do të thonë se duhen më shumë fonde për të sensibilizuar shoqërinë kundër dhunës.

    Gazetarët do të intervistojnë xhajat, dajat, hallat, fqinjët, kushurinjtë në Greqi dhe Angli dhe pas tre ditësh dalldia do të shuhet. Studiot do të kthehen sërish tek lloqet e politikës, dhe ne do të mblidhemi sërish në mortin e radhës.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi të premten në terminalin doganor në Fushë Kosovë i kishte këputur litari i metaltë një kamioni, i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë, i cili më pas është dërguar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Partitë politike do të hapin zyrtarisht sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Subjektet do të mbajnë tubimet e para që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.