Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të Gjestit që nga hyrja e tij në shtëpi.
Gjesti ka provokuar banorët, sidomos meshkujt, duke ngacmuar ata me veprime dhe komente që krijuan tensione.
Opinionisti Arbër Hajdari e vlerësoi Gjestin si një lojtar që përdor provokimin për të marrë vëmendje, duke theksuar se G Bani kishte një problem me këtë vëmendje të tepërt që Gjesti po merrte.
Ai shtoi se G Bani po e kërkonte një përplasje me Gjestin për të rikthyer balancën dhe dominimin në shtëpi. Arbëri theksoi se Gjesti mund të bëhet i bezdisshëm për shkak të energjisë së tij, por ai mund të hasë rezistencë nga banorë të tjerë që janë më të zgjuar dhe të fortë.
Nga ana tjetër, Neda Balluku e cilësoi Gjestin si një figurë që ka marrë drejtimin e shtëpisë, duke theksuar se ai ka hyrë energjikisht dhe me provokim.
Sipas saj, banorët më të vjetër mund të krijojnë rezistencë ndaj tij, por Gjesti është treguar i gatshëm të luajë lojën pa pritur të pranohet nga të tjerët.
Neda gjithashtu e komentoi marrëdhënien e Gjestit me meshkujt dhe vajzat, duke shtuar se ai është përkëdhelur më shumë nga vajzat, sidomos nga Egli, e cila duket se e mbështet më shumë.
Gjesti ka arritur të tërheqë shumë vëmendje dhe është bërë një figurë qendrore në shtëpi, duke nxjerrë reagime të ndryshme nga banorët dhe duke mbajtur spektatorët në vëmendje me çdo veprim të tij. /Telegrafi/