×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi e aprovon buxhetin 2023/24 me afër 200 milionë euro humbje

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Juventusi ka konfirmuar se klubi ka pësuar humbje prej 199.2 milionë euro gjatë vitit financiar më të fundit, por ka ulur borxhet e klubit me rreth 100 milionë euro pas përfundimit të mbledhjes vjetore të aksionarëve të klubit të enjten.

    Në këtë mbledhje në Torino morën pjesë 265 aksionarë, së bashku me disa ekzekutivë të njohur të Juventusit, përfshirë presidentin Gianluca Ferrero, CEO-n Maurizio Scanavino dhe legjendën e klubit Giorgio Chiellini, i cili së fundmi është rikthyer në klub si përgjegjës për marrëdhëniet institucionale në futboll.

    Buxheti i Juventusit për vitin 2023-24 u miratua me 99.2% të aksionarëve të pranishëm. Klubi ka konfirmuar humbjet prej 199.2 milionë eurosh. Scanavino bëri të qartë se klubi kishte pësuar një rënie të të ardhurave prej rreth 130 milionë eurosh për shkak të mospjesëmarrjes në Champions League apo ndonjë garë tjetër europiane sezonin e kaluar.

    Të ardhurat totale të klubit ishin rreth 395 milionë euro për 2023-24, dhe pritet që ato të rriten vitin e ardhshëm pas kthimit të Juventusit në Champions League.

    Gjithashtu është konfirmuar se borxhet e klubit aktualisht janë rreth 242 milionë euro, që është ulje prej gati 100 milionë euro krahasuar me shifrën e vitit të kaluar, që ishte 329 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Sport06 Janar 2025
    Sigal Prishtina po tregohet mjaft aktive në këtë fillim të vitit të ri. Bardhekaltrit dje e rikthyen basketbollistin amerikan Donte Clarc, ndërsa...
    Sport06 Janar 2025
    Mesfushori nga Kosova me shtetësi zvicerane, Granit Xhaka, është shpallur si “Lojtari më i vlefshëm”  i vitit në Zvicër. Ky çmim iu...
    Sport05 Janar 2025
    Barcelona do të bëjë gjithçka që nga e marta për të tentuar regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Víctor, pasi kërkesa e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Policia e Sarandës ka identifikuar dhe vënë në pranga brenda 24 orëve të dyshuarin si autor të vjedhjes së një sasie parash...
    Lajme06 Janar 2025
    Pritjet po vijojnë të jenë të gjata në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për...
    Vip06 Janar 2025
    Shtëpia e Big Brother u mbush me energji dhe gjallëri që në orët e para të mëngjesit, kur “Vëllai i Madh” vendosi...
    Lajme06 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së hënës me qendër në zonën detare pranë Ilias. Sipas...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Lifestyle06 Janar 2025
    Kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekshmërisë në botë dhe është tronditëse që edhe sot shumë njerëz jetojnë pa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.