×
  • Lajme
  • Lajme

    Joseph: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i rëndësishëm se ai në OKB

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Edward P. Joseph, në një fjalim të mbajtur në Pearson Institute në Çikago, ka folur edhe për problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Në panelin ku i ftuar ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Joseph ka thënë se për Kosovën është shumë më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

    Loja merr fund ka thënë Edward Joseph, në momentin që sigurohet rruga për anëtarësimin e Kosovës dhe sigurohet heqja e bllokadës, meqë Serbia s’ka ndonjë mundësi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    “Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë”, ka thënë ai.

    Më tej ai ka thënë se edhe bllokada e Kinës dhe Rusisë në OKB të do të bëhej e pakuptimtë, meqë anëtarësimi në NATO është larg më i rëndësishëm sesa ai në OKB.

    ”Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën, siç e dëgjuat edhe nga z.Haradinaj”, ka thënë Edward Joseph.

    Profesori i shquar Joseph ka thënë se vetëm shtrimi i rrugës për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të mbyllte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij “strategjia e Serbisë s’do të vlente më”./Telegrafi

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Thomas Hacker, deputet i Bundestagut nga partia FDP që është pjesë e koalicionit qeverisës mes socialdemokratëve të Olaf Scholzit dhe Të Gjelbërve...
    Lajme19 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimet me me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka pasur me mërgatën shqiptare në Bolzano të Italisë. Limaj atje...
    Të tjera
    Sport19 Tetor 2024
    Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e përbashkët të evropianit me Serbinë dhe kritikat që mori...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ushtarët e KFOR-it së fundi kanë kryer trajnime kundër trazirave dhe kontrollin e turmave në kampin ën Maxhunaj të Vushtrrisë. Përmes një...
    Lajme19 Tetor 2024
    Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, ka bërë që Podujeva të jetë fituese...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e OSBE-së me seli në Vjenë, Neil Holland, ka dhënë një deklaratë me rastin e...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, partitë proserbe përsëritën kërkesën e tyre...
    Sport19 Tetor 2024
    Në vitin 2024, trajnerët e futbollit po fitojnë paga të mëdha. Këtu janë tetë trajnerët më të paguar në klubet botërore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.