×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare: Premtoj se do ta zbatojë me devotshmëri detyrën time

    FrontOnline
    16 Mars 2025

    Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare është Joan Pelushi.

    Momenti i shpalljes së kryepeshkopit është pritur me lot dhe emocion, ndërsa më 29 mars bëhet zyrtarizimi me një shërbesën e veçantë, fronëzimin

    Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e kishës, i vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësi, i lutem Krisht themeluesit të kishës të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim. Lutem që Perëndia ta mbrojë gjithmonë Kishën tonë”, tha Imzot Joani.

    Sinodi i Shenjtë zgjodhi Metropolitin e Korçës për të zëvendësuar Anastas Janullatos, i cili e mbajti këtë post për 33 vite.

    Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në një spital në Athinë.

    Ai mbylli sytë përgjithmonë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve, ndërsa ndodhej prej javësh nën kujdesin e mjekëve në spital.

    Joan Pelushi ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

    Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”.

    Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Fan Nolit.

    Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në një reagim për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, ka...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Alsati ka raportuar se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo sa...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Alsati ka raportuar se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo sa...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Lajme16 Mars 2025
    Një vilë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Brezovicë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës. Zëdhënësi për...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç. Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje...
    Sport16 Mars 2025
    Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.