×
  • Opinione
  • Opinione

    Jo “letra e 2013” por marrëveshjet e ‘23-ës, janë tradhti!

    Hisen Berisha
    07 Shtator 2023

    Shkruan Hisen Berisha:

    Sot Presidentja e Kosovës në takim me Sekretarin e NATO-s Stoltenberg, vazhdoj të shes tradhtinë që janë duke ia bërë vendit dhe institucioneve kushtetuese të sigurisë dhe mbrojtës, bashkë me Albin Kurtin, me marrëveshjen e Ohrit dhe Bratislaves.

    Në asnjë konferencë, takim apo forum, ku kërkohet ndalim i zbatimit të misionit nga institucionet kushtetuese të sigurisë dhe mbrojtjes, në terë territorin e vendit, udhëheqësit e Kosovës nuk duhet ta pranojnë.

    Sot Sekretari i NATO z. Stoltenberg, me kërkesën e tij, e shkeli Rezoluten 1244, të KS/OKB, produkt i secilës janë edhe Policia me të gjitha njësitë, edhe Ushtria e Kosovës.

    Ndërsa Presidentja e shkeli Kushtetutën e Kosovës, e cila është garantuese e funksionalitetit institucional të shtetit, kur pranoj të diskutohet për autoritetin kushtetues të institucioneve të Kosovës.

    Hamendësoj se, çka deshi të thotë Presidentja në fjalimin e saj si ligjëratë shkollore, kur citoj ”Marrëveshjen e vitit 2013 apo shkëmbimi i letrave”, duke aluduar në letrën e NATO dërguar në Forcë, përmes Presidentit të Republikës së Kosovës!?

    Ajo ishte një “marrëveshje” shumë e ngushtë, letërurdhëresë për institucionet tona të sigurisë, që ne synojmë dhe sigurohemi që ato në të ardhmen e afërt, të jenë pjesë e institucioneve euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes”

    A mos deshi presidentja ta përfshij në atë marrëveshje edhe ndalimin e Policisë së Kosovës përkatësisht Njësive për Operacione Speciale, ti kufizoj në misionin e tyre kushtetues që të veprojnë në tërë territorin e vendit?

    Përderisa “marrëveshja” e vitit 2013 u imponua si shprehje e vullnetit për të quar përpara dialogun si proces dhe u bë në kohën kur FSK, në atë fazë të zhvillimit, nuk i kishte të deklaruara Kapacitetet e Plota Operacionale, as për fushën e misionit “Mbështetja Ushtarake Autoriteteve Civile” (MUAC) që do të thotë të Mbrojtjes Civile për Reagim në Kriza dhe fatkeqësitë elementare, pra nuk ishte Ushtri me Mision Ushtarak!

    Por, që nga Dhjetori i vitit 2018, në e kemi Ushtrinë që po i zhvillon kapacitetet për të gjitha fushat e misionit, qoftë për Mbrojtjen e Integritetit Territorial apo Operacionet Ndërkombëtare për mbështetjen e paqes.

    Prandaj, “marrëveshja” e viti 2013 apo letërkëmbimi NATO – Kosovë, merr fund me arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale nga FSK dhe bartjen e përgjegjësive sipas misionit nga KFOR te FAK, sipas Planit të Sinkronizimit.

    Por, ajo çka po shihet në proces, në Kosove na është instalua një qeveri kuislingë.

    Ketë kuislingitët, e parja e vendit dhe recidivistja në shkelje të Kushtetutës, u mundua të mbështjellë me një fjalim që ma shumë i ngjan një fushate elektorale sa sa një takimi me Sekretarin e NATO.

    Natyra e njohur tashmë e komunikimit nga Presidentja, e cila u mendua ti tregoj Sekretarit të NATO, se kush është Serbia, tregon se e ka humbur hapin, ngase shërbimi informative i NATO i dinë më mirë se ne, të gjitha ato që ndodhin në rajon dhe Botë.

    Ajo çfarë sugjeroj, e që duhet institucionet dhe qeveria të bëjnë kujdes, është se Organizatat terroriste si, “Brigadat e Veriut” që po kërcënojnë vazhdimisht, po duan të na vënë në lajthitje, për të na futur në konflikt me KFOR.

    Pra qeveria përkatësisht MPB dhe MM, duhet të veprojnë me kujdes në provokimet deklarative të këtyre terroristëve.

    Kjo do të na vinte në përplasje me PUN në Veri pra me KFOR. Sepse sipas Stoltenberg dhe ligjëratës shkollore në konferencën për shtyp të Presidentes, tani më jo vetëm FSK por as Policia e Kosovës me theks Njësitë për Operacione Speciale, nuk mund të veprojnë më ne Veri.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin operativ dhe se ka bërë të gjitha planifikimet për mbarëvajtje të zgjedhjeve të...
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.